
Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka sqaruar deklaratën për lejimin nga Kuvendi të armatosjes së qytetarëve, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së.
Lushtaku ka vlerësuar se deklarimi ishte në lidhje me kërcënimet nga jashtë, duke përmendur afrimin e trupave serbe pranë kufirit me Kosovën.

Postimi i plotë:
Afrimi i trupave serbe pranë kufirit me Kosovën është shqetësues, veçanërisht në këto ditë vendimtare.
Ajo që kam dashur të them është e qartë: në rast sulmi, ne duhet të jemi të gatshëm ta mbrojmë Republikën dhe atdheun, në çdo rrethanë.
Keqinterpretimet dashakeqe nuk i shërbejnë Kosovës. Deputetët e pushtetit që shpërndajnë lajme të rreme i shërbejnë kësaj agjende.



