PDK-ja e çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë Kurti 4

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe sot Gjykatës Kushtetuese, shkruan KOHA.

Deputeti Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, kanë dorëzuar në Kushtetuese, kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re.

banner

Nga PDK-ja kanë deklaruar se mënyra e konstituimit të Kuvendit dhe procedurat e ndjekura pas tij kanë probleme kushtetuese, ndaj dhe ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë ligjshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri ka thënë se konstituimi i Kuvendit ka dilema dhe është vlerësuar si i pakonstituuar, prandaj sipas tij, duhet të vendoset masa dhe duhet t’i kthehet ligjshmëria nga Gjykata Kushtetuese.

Ka shtuar se secili vendim që derivon nga ky Kuvend, që sipas tij është i pakonstituuar, do të deponohet në Gjykatë Kushtetuese.

Sipas tij, është e rëndësishme që vendi të kthehet në binarë kushtetues.

Deputeti Përparim Gruda, ka thënë se sot dorëzuan kërkesën për kontestim të vendimit për formimin e Qeverisë.

“Ne kemi konsideruar që Kuvendi është konstituuar duke shkelur Kushtetutën e Kosovës. Një Kuvend që është konstituuar në mënyrë jokushtetuese nuk mund të prodhojë institucione kushtetuese. Ne edhe më herët kemi bërë ftesë që të mos procedohet tutje me vendime tjera, përpara se të sqarohet çdo pikëpyetje të”, ka thënë ai,

Ka thënë se argumentet janë profesionale.

Lidhur me tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president, ka thënë se kanë qenë të bindur nga fillimi që Kurti nuk e ka pasur ndërmend ta zgjedhë atë president, por sipas tij, vetëm të krijojë një momentum të ri politik për një lojë të radhës politike.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, PDK iu drejtua Kushtetueses lidhur me konstituimin e legjislaturës së 11-të e cila e votoi qeverinë Kurti 4, pasi zgjodhi kryetaren dhe 4 nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas partisë më të madhe opozitare, Albin Kurti dhe partia e tij shkelën afatet kushtetuese me qëllim.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.