
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës për vlerësim të kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë është një hap që vendin e dërgon në bllokadë.
Ajo e ka thënë se qasja e PDK-së është e gabuar.

“Besoj që kjo është një hap tjetër për të na dërguar prej një bllokade në një bllokadë. Është e qartë që Kuvendi do të duhet të konstituohej sa më parë që ishte e mundur, e po ashtu edhe votimi i qeverisë. Ndërkohë që kemi një qëndrim të një partie e cila, siç jemi dëshmitarë të gjithë, çdo ditë insiston se duhet të konstituohet Kuvendi, dhe në momentin kur kjo arrihet, e gjen të tillë një vegëz për të bllokuar edhe njëherë vendin. Nuk mendoj që kjo është në interes të vendit edhe kjo qasje është e gabuar”, ka theksuar Nagavci, shkruan KOHA.



