Juristi Durim Berisha: Gjykata Speciale nuk zhbëhet

Durim Berisha, jurist dhe avokat, ka folur në lidhje me mundësinë e zhbërjes së Gjykatës Speciale.

Në një postim në Facebook, Berisha ka treguar se për cilindo ndryshim të amandamenteve që lidhen me Gjykatën Speciale, do të referohën në Dhomën Kushtetuese të Gjykatës Speciale.

Berisha, që dikur ishte këshilltar i Albinit Kurtit në Qeverinë Kurti I, ka vlerësuar se nisma të tilla u kanë kushtuar të ndaluarve në Hagë.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale nuk zhbëhet. Kjo është e vërteta që duhet ta dijë çdo qytetar i Republikës së Kosovës.

Edhe sikur Kuvendi të miratonte një ligj të tillë, ekzistojnë mekanizma ligjorë përmes të cilëve Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara mund ta referojë atë në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

Edhe sikur të synohej miratimi i amendamenteve kushtetuese, ato përsëri do t’i referoheshin fillimisht Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu që, përqendrojeni vëmendjen te zgjedhja e Presidentit dhe te problemet thelbësore me të cilat përballen qytetarët e Kosovës. Kujtoni se iniciativa të tilla u kanë kushtuar të akuzuarve në Hagë mbajtjen në paraburgim dhe dënime të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.