Kosova fiton, goli i Vedat Muriqit mposht Irlandën

Vedat Muriqi ka qenë realizator i golit të fitores së madhe të Kosovës ndaj Irlandës, për fillimin e suksesshëm të “Dardanëve” në Ligën B të Ligës së Kombeve, shkruan KOHA.

Kosova e mposhti Irlandën 1:0 të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen që e dominoi nga fillimi. 

Muriqi, që dy herë ishte i pafat kur topi u largua nga vija e portës, shënoi për 1:0 nga afërsia shtatë minuta para fundit. 

Ermal Krasniqi që u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të, gjuajti fillimisht me të majtën nga zona. Topi u devijua dhe përfundoi në transversale. Por, nga topi i kthyer përfitoi kapiteni i Kosovës, Muriqi, që nuk gaboi nga afërsia për fitoren e madhe. 

Te Kosova të enjten mbrëma debutoi talenti Erblin Osmani, që edicionin e kaluar debutoi me Bayern Munichun në Bundesligën gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.