
Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, në një fjalim të viteve më parë në Kuvendin e Kosovës, kishte kujtuar me epitetet më superlative Ibrahim Rugovën, ish-president historik i Kosovës.
Blair kishte vlerësuar se Rugova ishte modest, duke kujtuar dhuratën që ia kishte dhënë në Zyrën e Kryeministrit në Britani.
Tutje, në fjalimin e tij, Blair, që ishte kryeministër në kohën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë më 1999, kishte kujtuar një bisedë me Rugovën në vitin 1998.
“Foli vetëm butë, por me sinqeritetin më mbrësëlënës. Dhe derisa po dilte më tha “të lutem, të kërkoj vetëm një gjë, mos lejo që njerëzit e mi të vuajnë më, ndiej për ta atë që do të kishe ndjerë për popullin tënd. Dhe ndihmo”. I thas se Britania do të ndihmonte. Ja dhash atij besën time, fjalën e nderit dhe e mbajta” – kishte thënë Blair.



