
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka folur në lidhje me këngëtaren nga Kosova me famë globale, Dua Lipën, e cila javë më parë përkrahu protestën në Shqipëri, që u njoh me emrin “Revolucioni Flamingo”.
Rama ka theksuar se e do Duan, duke shtuar se “ajo është krenare me protestën, unë jam krenar për të”.
Pjesë nga intervista:
Kur dëgjon Dua Lipën, mund të thoni që është element propagande?!
Rama: Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa.
10 vjet më parë kishte më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevard ku dalin çdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetëve të personave që dolën në protestë me mua.
Unë vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën realisht për fjalën e lirë. Dhe i thoja vetes: ‘Ti je nga kjo anë, por ata kanë gjithmonë një arsye’. Është tërheqëse të thuash që sa herë protestuesit dalin në rrugë kanë të drejtë dhe qeveria, kur sulmohet, është në gabim. Kjo sagë do përfundojë në mënyrë të shkëlqyer për të dyja kahët. Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re.



