Bajqinovci i reagon PDK-së: Gjuha e papërgjegjshme ndaj ShBA-së dhe Britanisë është rrezikshme

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka reaguar ndaj zyrtarëve të PDK-së, të cilët lëshuan kritika në drejtim të ambasadorit të Britanisë së Madhe, i cili vlerësoi se aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale është individual.

Bajqinovci i ka cilësuar këto reagime si me “gjuhë të papërshtatshme”.

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves në postimin në Facebook të martën tha se dënimet e fundit të Speciales kanë të bëjnë me krimet individuale të kryera ndaj viktimave nga komunitete të ndryshme. 

“Ato në asnjë mënyrë nuk përbëjnë gjykim mbi shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj, të cilën Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbrojë fuqishëm. Personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimet e tyre”, ka theksuar ai.

Postimi i plotë i Bajqinovcit:

Gjuha e papërgjegjshme e zyrtarëve të lartë të PDK-se ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është e rrezikshme dhe e dëmshme.

Kosova duhet t’i ruajë dhe t’i forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë. Kritikat mund të bëhen, por gjuha që dëmton raportet me partnerët tanë duhet të shmanget.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.