
Nuhi Tahiri, veteran i UÇK, ka reaguar pas përplasjes në protestën e djeshme.
Ai ka kërkuar falje qytetarëve, duke theksuar se e humbi kontrollen.
Ai ka pretenduar se u ofendua.
Postimi i plotë:
Deshta ta bëj një reagim publik për të gjith në lidhje me incidentin që ndodhi në protest. Ne si grup shoqëror shkum në protest në përkrahje të 4 Liderëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hag, por kur u futum ne hapsirën e rrethume na deshtem me kalu në pjesën tjeter por personi ne fjal u afru në fillim afer neve edhe e tha që smuni me kalu ne pjesen tjeter edhe e bashkangjiti ni fjal shum te ranë edhe u largu, po une i shkova edhe ju drejtova qe jena npublik jo me asi fjal edhe smunesh me naj ndalu ku shkojm se nuk je përgjegjës po shko atje ku ishe pastaj aj mu drejtu me fjal fyse edhe me ni kercnim qe ke shum i rand për mu dhe në at moment e humba kontrollin edhe reagova në atë mënyrë.
Dua ti kërkoj falje protestuesve për reagimin tim dhe te djalit tim po është bo e tepert duke na ofendu e duke na fy gjdo dit.
Respekt për te gjithë



