Pas eskalimit të protestës, deputetët e VV-së dalin nga objekti i Kuvendit

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalur nga objekti i Kuvendit të Kosovës, pasi Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të larguar protestuesit që kishin rrethuar objektin, shkruan KOHA.

Pasi nuk është arritur dakordim mes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës për t’u mbajtur një seancë tjetër, deputetët e VV-së janë larguar nga Kuvendi ndërsa ata të PDK-së vazhdojnë të qëndrojnë. 

Nga PDK-ja kanë thënë se është kushtëzuar votimi në lexim të dytë i ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara me votimin e presidentit. 

Të martën është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.