
Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët të Gjilanit.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, në mesin e viktimave janë gruaja e të dyshuarit dhe një person tjetër, që dyshohet të ketë qenë miku i tij.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive familjare, pas problemeve që lidhen me një divorc.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për informacione zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.



