Ibrahim Rugova pas vrajes së Xhemail Mustafës: Intelektual i shquar, gazetar i madh

Më 23 nëntor, Xhemail Mustafa, intelektual, veprimtar i LDK-së dhe gazetar, ishte vrarë para hyrjes së banesës së tij në lagjen Dardania të Prishtinës.

Vrasja e Mustafës, që ishte njeri i afër i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, kishte tronditur Kosovën, ndërsa partitë shqiptare dhe faktori ndërkombëtar kishte shprehur indinjatën e tyre, shkruan Gazeta Politika.

Në një raportim të Radio Evropës së Lirë të 1 dhjetorit të vitit 2000, citohej edhe Rugova.

Ish-presidenti Rugova kishte pasur fjalë të mëdha për Mustafën, duke e cilësuar si “’baba’ për të gjithë shqiptarët.

“Rugova, duke folur në Monako më 24 nëntor, e përshkroi Mustafën si “një intelektual të shquar, gazetar të madh dhe ‘baba’ për të gjithë shqiptarët”, raportoi “Koha Ditore”” – raportonte Radio Evropa e Lirë më 1 dhjetor në Raportin Ballkanik të dhjetorit të vitit 2000, transmeton Gazeta Politika.

Mustafa, eseist dhe gazetar, ishte themelues i LDK-së dhe gjerësisht njihej si krahu i djathtë i Rugovës. Vrasja e Mustafës mbetet e pazbardhur ende nga drejtësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.