
Marta Kos, shefe e diplomacisë së BE-së, ka folur sërish në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, i cili u votua nga Kuvendi i Kosovës.
Pas takimit me Jeton Zulfajn, kryenegociator i Kosovës për integrim në BE, Kos ka qenë e ashpër.
Ajo ka vlerësuar se ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të paranueshme.
Sipas Kosit, zbatimi i këtyre ndryshimeve do të përbënte një hap serioz prapa në rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Postimi i plotë:
Sot diskutova për rrugën e integrimit të Kosovës në BE me kryenegociatorin Jeton Zulfaj.
Pavarësisht paqëndrueshmërisë institucionale gjatë dy viteve të fundit, Kosova ka shënuar përparim në reformat që lidhen me sundimin e ligjit dhe Planin e Rritjes. Ajo ka bërë përparim të mirë drejt përfshirjes në SEPA.
Megjithatë, ndryshimet e fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të papranueshme. Miratimi dhe zbatimi i tyre do të binin ndesh me zotimet e Kosovës ndaj BE-së. Ato do të përbënin një hap serioz prapa në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE.
Respektimi i sundimit të ligjit dhe i institucioneve të pavarura gjyqësore është thelbësor për përgatitjen e hapave të ardhshëm të Kosovës në rrugën drejt BE-së.



