Abdixhiku e konfirmon se LDK-ja do të jetë pjesë e Grupit Punues për Apelin e ish-krerëve të UÇK-së

LDK-ja do të jetë pjesë e grupit punues rreth gjykimin të ish-krerëve të UÇK në Apelin e Gjykatës Speciale.

Lumiri Abdixhiku, kryetar i LDK, e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë nismë të Qeverisë së Kosovës.

“Po natyrisht, do të marrim pjesë. I kërkova shefes së grupit parlamentar që të propozojë akademik Kujtim Shalën. Nëse akademik, Kujtim Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë me siguri do jetë vetë Jehona Lushaku Sadriu” – tha ai.

“Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik, gjithçka tjetër është e pranueshme” – tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.