“Protestuesit me bomba”, Arta Avdiu: Daut Haradinaj ia bëri PR-in më të mirë Albin Kurtit

Arta Avdiu, gazetare në Gazetën Politika dhe aktiviste, ka komentuar deklaratën e ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili tha se kishte takuar protestues që mbanin bomba gjatë protestës së 6 tetorit.

Avdiu ka thënë se, nëse pretendimet e Haradinajt janë të vërteta, atëherë kryeministri Albin Kurti ka vepruar si lider i përgjegjshëm duke e votuar ligjin për ta shmangur një tragjedi të mundshme.

“Nese eshte e vertete ajo qe tha Daut Haradinaj, se protestuesit kane pase bomba dhe se pa votimin e ligjit mund te kishte gjakderdhje, atehere Kurti, tu e votu ligjin per me e evitu tragjedine, ka kallxu se eshte lider i pergjegjshem. Nese nuk ka pranu me e kalle Kosoven per inate politike, atehere eshte per çdo admirim. Nuk paskam qene e vetedijshme per kete ane te ndritshme te Kurtit. Haradinaj ia paska bo PR-in ma te mire najhere Kurtit”, ka shkruar Avdiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.