
Eman Rrahmani, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me Projekt-Kodin Civil, për të cilën temë kishte një debat në Kuvend me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.
Në RTV Dukagjini, Rrahmani ka pasur një paralajmërim për Kurtin.
““Ligji ende s’ka kaluar në Qeveri, ligji parashihet që më 15 nëntor të vijë në Qeveri. Le t’i heqë Albin Kurti ato dy nene dhe le ta kalojë ligjin. Unë po e paralajmëroj, mos të vijë të dështojë…Ai po thotë: ‘Jo, unë po të sfidoj mbi këto vlera, unë po du me shkatërru familjen’. E që s’po e shkatërron pra, se ka kush të ndalë aty. Edhe prapë kam me të ndalë” – tha Rrahmani.



