
Dardan Krasniqi, zyrtar i AAK-së, ka reaguar ashpër ndaj Faton Pecit, kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, i cili përmes një video e kishte quajtur “idiot” Krasniqin.
Krasniqi e ka cilësuar Pecit si “qenef”.
Tutje, ai i ka kërkuar përballje në shesh Pecit.
Postimi i plotë:
Kur njeriun e zë frika nga llogaridhënia për veprat e veta të pista, shpesh i mbetet vetëm fyerja si mburojë. Pushteti mund ta mbrojë për disa ditë, por jo përgjithmonë nga e vërteta dhe drejtësia. Që tashmë emrin e ke në listën e grilave! Kur flitet për korrupsionin, sytë e opinionit drejtohen nga zoti Luci. E dinë qytetari që nuk ja ka frikën një mbetje që ka shijuar krejt pushtetët! E dinë edhe pushteti që je hajn!
Përgjigjja nuk është gjuha fyese, por transparenca, faktet dhe përgjegjësia para ligjit që ke me u ulë shpejt!
Politikani i mbetjëve shtazore!
Të duhët një avokat i fortë nese tashmë pushteti nga shantazhi i numrave të listës së frikacakëve, nuk e pengon atë që është e shenuar nga e zeza në të bardhë! Një politikan i lodhtë është si një shtyllë e kalbur që mbahet në këmbë vetëm nga muri ku është mbështetur, sapo muri të shembet, zbulohet se vetë nuk ka pasur kurrë forcë të qëndrojë.
Për të tjerat jeta është e gjatë!
Qenefë!
Ku e kur duash edhe ne Sheshin Isa Boletini përballemi! Për me i treguar Isës çfarë mbetjesh na udhëheqin sheshët e patriotëve!
Unë edhe sonte fle i qetë, siç kam fjetur gjithë jetën, me ndërgjegjen e pastër. E ti nuk gjen qetësi, sepse koha po të mbaron, maskat po bien dhe edhe pushteti që të mbron po shteron.
Ndërgjegjja nuk blihet me pushtet, e as përgjegjësia nuk shmanget me fyerje!
As frikën e as konsideratën nuk ta kam pasha besën, krejt robët merre me vete me listë si me Serbi e bëjë luftën pa mu tremb çerpiku nga zyrtari qyqyn i të gjitha pushtetëve, hajni i mbetjëve shtazore, që përmes krimit me ja rritë mirëqenien fëmijëve tu i ke helmuar fëmijët ne qerdhe, ushtarët në kuzhina e familjët e tëra në sofra!
Dashni qendresës![]()
HAJNAT NË BURG!



