Luiz Ejlli kritikon Edi Ramën: Kur thotë “hajde flasim”, flet vetëm ai – nuk po i dëgjon protestuesit

Luiz Ejlli, këngëtar i njohur, ka folur në lidhje me protestat në Shqipëri, të cilat janë radikalizuar në ditët e fundit.

Duke folur në Top Channel, Ejlli ka pasur kritika ndaj Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë.

“Edhe atëherë kur ai thotë “hajde flasim”, flet vetëm ai. Edhe kur i bën ndonjë kërkesë, ndonjë pyetje apo shqetësim, ai përgjigjet prapë si do vetë. Dhe në qoftëse i cohet kush, e qesin jashtë…” – tha Ejlli.

Tutje, Ejlli ka treguar se ka anuluar “show”-in e tij në television për shkak të gjendjes së tanishme në sheshet e Shqipërisë.

Për ta dëgjuar deklarimin e tërësishëm të Ejllit, klikoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.