Joseph i ashpër me BE-në: Kritikat publike ndaj Kosovës janë gabim, sepse po përfiton Serbia

Profesori amerikan, Edward Joseph, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht shqetësimet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa thekson se Kosova ka të drejtë t’i kritikojë ato. 

Joseph i ka cilësuar të gabuara kritikat publike të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës lidhur me ndryshimet në ligj, duke vlerësuar se një qasje e tillë e vështirëson dialogun dhe i krijon hapësirë Serbisë që të përfitojë politikisht, transmeton Ekonomia Online.

“Këto kritika publike të Bashkimit Evropian janë gabim. Marta Kos e di shumë mirë se Kosova është e përfshirë në një dialog. BE-ja vazhdimisht po e shtyn përpara dialogun, e megjithatë, me këto kritika publike ndaj të drejtës së Kosovës për t’i kritikuar Dhomat e Specializuara, po e vështirëson pikërisht këtë mundësi”, deklaroi Joseph.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka të drejtë të shprehë shqetësime dhe vërejtje lidhur me ligjin, por, sipas tij, këto çështje duhet të trajtohen përmes komunikimit privat.

“Këto çështje duhet të trajtohen në mënyrë private. Nëse kanë shqetësime, dhe është plotësisht e ligjshme që BE-ja të ketë shqetësime dhe vërejtje lidhur me ligjin, atëherë duhet t’i shprehin ato privatisht. Duhet ta bëjnë këtë në mënyrë private, sepse Serbia po përfiton nga këto kritika publike dhe ka përfituar edhe nga aktgjykimi”, u shpreh ai për Ekonomia Online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.