
Besnik Tahiri, deputet i AAK, ka kritikuar Qeverinë Kurti.
Në një postim në Facebook, Tahiri e ka quajtur Qeverinë Kurti si qeveri pa identitet.
Postimi i plotë:
Qeveri pa identitet dhe pa letërnjoftim
Kemi hyrë në muajin e pestë që kur përfunduan zgjedhjet, ndërsa Qeveria, ende nuk ka paraqitur programin e vet qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar. Ka sjellë një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për vendin. Një listë ligjesh, ku përsëriten nisma të bartura prej vitesh, nuk përbën strategji zhvillimore.
Një qeveri pa program është pa identitet, ndërsa një qeveri pa prioritete legjislative mbetet edhe pa letërnjoftim politik.
Problemi nuk është vetëm mungesa e një dokumenti, por mungesa e përgjigjeve ndaj problemeve në energji, ekonominë, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe sfidat integruese.
Gjithçka po mbetet në improvizim.



