
Ardian Gjini, kryetar i AAK-së, ka folur në një takimin me stukturat e Aleancës, ku u shpalos platforma politike e këtij subjekti parlamentar.
Në fjalën e tij, Gjini ka vlerësuar se qytetarët duan një të ardhme të sigurt.
Tutje, para strukturave të Aleancës, Gjini është treguar optimist për të ardhmen politike.
Sipas tij, një ditë jo të largët Aleanca do të jetë në pushtet.
“Është e jashtëzakonshme që duhet me pasë demokraci, pasi jemi thelbi i kësaj ure. Por, në të njëjtën kohë me u përgatitë për shkak se ne sot që jemi në opozitë, jemi në një ditë jo të largët në pushtet. Na duhet tash me u përgatitë për politika”, ka thënë Gjini, transmeton Ekonomia Online.



