
Janina Ymeri, deputete e LDK-së, ka shkruar një status, ku ka vlerësuar se protestat e dhunshme sollën në pushtet Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.
Sipas Ymerit, Kurti dhe “shokët e shoqet” e tij janë njerëz të papjekur.
“Protestat e dhunshme ishin një model i sprovuar në Kosovë, i cili solli në pushtet Albin Kurtin me shokë e shoqe, njerëz të papjekur në aftësi menaxheriale e sociale.
Për rrjedhojë, edhe sot, pas gjashtë vitesh, ai dhe ata që i kanë mbetur rrotull nuk ngopen me hajni, skandale e stagnim.
Kthimi i një grupi nga rruga në zyre dëshmoi se qëllimi i tyre i vetëm ishte ngritja e një “klike” dhe asnjëherë ndryshimi i vendit.
Ky vlerësim nuk shpreh opinion mbi gjendjen në Shqipëri, por është një perspektivë që Gen Z ta dijë se këtë episod Kosova tashmë e ka gëlltitur.
Gjendja në Shqipëri mund të nxjerrë njerëz që kanë përvojë në udhëheqje e politikë, por kalimi nga dhuna e rrugës në zyra në Kosovën e pasluftës nuk ka qenë asnjëherë një përvojë e mire” – ka shkruar Ymeri.



