Ish-këshilltari i Kurtit: Në kuptim psikoanalitik, Edi Rama është pervers anakronik – regjimi i tij është në rënie

Agon Hamza, filozof me orientim ideologjik të majtë, ka shkruar një kolumne relativisht të gjatë rreth protestave në Shqipëri, të cilën e ka botuar në medien e njohur “Lapsi.al”, që drejtohet nga analisti opozitar Andi Bushati.

Në shkrimin e tij, Hamza, që dikur këshillonte Albin Kurtin, kryeministër i Kosovë, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë.

Sipas Hamzës, në aspektin psikonalitik, Rama ëhtë një “pervers anakronik”, shkruan Gazeta Politika.

“Në kuptimin psikoanalitik, Rama është një pervers anakronik, të cilit glamourozja nuk po arrinë t’ia mbulojë impotencën e një lideri që e gjenë ekuivalentin e vet vetëm tek një hipster ordiner i Berlinit. egjisori spanjoll Luis Buñuel ka bërë një film me titullin Sharmi Diskret i Borgjezisë. Rama dhe oligarkët, nouveau riche e tij, opinionistët, hipsterët, artistët, dhe të gjithë të tjerët që krijojnë totalitetin e pervezionit të Shqipërisë së sotme, janë negacioni i kritikës se Buñuel për borgjezinë. Rama dhe elementet konstitutive të regjimit të tij janë shfaqja e Sharmit Pervers e Impotent të Mikroborgjezisë Nouveau Riche” – ka shkruar Hamza, transmeton Gazeta Politika.

Tutje, Hamza, një emër i njohur në filozofinë e majtë – mes të tjerash, është bashkëautor me Slavoj Zhizhekun, filozofin e njohur slloven – ka vlerësuar se regjimi i Ramës është në rënie.

“Regjimi i Edi Ramës është në rënie. Dhe kjo është thellësisht e pamjaftueshme. Sa e shpejtë do jetë rënia e tij, varet nga zhvillimet e ngjarjeve aktuale. Tragjedia e situatës politike në Shqipëri është matematikisht e thjeshtë, por ideologjikisht e komplikuar: ekziston një klasë politike e stër-vjetëruar dhe e korruptuar, një pakënaqësi popullore aktive, dhe – qenësorja – një impotencë politike për ta artikuluar dhe kanalizuar këtë revoltë” – ka shkruar Hamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.