
Pesë deputetë të Kosovës kanë qëndruar për një vizitë zyrtare në Izrael.
Liza Gashi e VV-së, Sala Jashari e PDK-së, Paris Guri nga LDK-ja, Burim Ramadani nga AAK-ja dhe Emilia Redzepi kanë qëndruar në Izrael.
Në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Izrael, vizita e delegacionit parlamentar cilësohet si “një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe”.
Postimi i plotë:
Vizita e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Izrael shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.
Përmes takimeve dhe diskutimeve me përfaqësues të institucioneve izraelite, gjatë vizitës u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe për zhvillimin e partneriteteve të reja në fushën e arsimit, inovacionit, teknologjisë dhe fusha të tjera me interes të përbashkët. 🇽🇰🤝🇮🇱




