Përparim Rama e sulmoi, Abdixhiku e thumbon me flamurin dardan: LDK vetëm e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka thënë se, pasi LDK-ja nën drejtimin e Abdixhikut ka dalë tri herë e treta në zgjedhje, “një njeri normal duhet të lëshojë pe”.

Ai po ashtu e ka akuzuar Abdixhikun se i kishte kërkuar shefit të kabinetit të tij të bashkëpunonte me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për t’ia marrë shumicën Përparim Ramës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Pas këtyre deklaratave, Abdixhiku ka publikuar një fotografi duke pirë kafe nga një filxhan me flamurin dardan, të dizajnuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

“LDK vetëm e LDK-së”, ka shkruar Abdixhiku.

Publikimi i fotografisë me simbolin e lidhur me Rugovën është interpretuar si thumbim ndaj Përparim Ramës, i cili është përfolur për afërsi me PDK-në. Abdixhiku, megjithatë, nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt akuzës së Ramës për bashkëpunim me Sveçlën.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.