Rasti i Arlinda Zekajt, suspendohen 11 policë – përfshirë u.d. drejtori rajonal dhe komandanti i Stacionit në Pejë

Policia e Kosovës ka pezulluar nga puna 11 zyrtarë policorë për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, që u vra ditë më parë në Vitomiricë të Pejës.

Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj, ndërsa vetëm tri ditë më herët u kishte shkruar letër institucioneve duke u treguar se jeta e saj po rrezikohej. Në ditën e vrasjes, ajo pati denoncuar bashkëshortin për kanosje. Pasi ai u ndalua për 48 orë, Policia e ktheu në shtëpi Zekajn e sipas deklaratave të autoriteteve “kjo ndodhi me vetëdëshirë”. Sapo u kthye në shtëpi, Zekaj u qëllua me sëpatë nga ish-kunati.

Tani Policia ka njoftuar për suspendim të zyrtarëve përfshirë ushtruesin e detyrës së drejtorit rajonal të Pejës, shefin e hetimeve rajonale, komandantin e stacionit policor, zëvendëskomandatin, shefin e hetimeve, ushtruesin e detyrës së shefit të sektorit të operativës, komandantin e nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante”, thuhet në njoftim të Policisë.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale në trajtimin e rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me institucionet përkatëse gjatë hetimit të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.