Edhe sot u protestua pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kërkohet dorëheqja e Gërvallës

Me pankartat “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë”, “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, ka vazhduar protesta edhe në ditën e dytë në reagim kundër vrasjes së grave.

Protestat po zhvillohen pas vrasjes së fundit të një gruaje – Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Pejë, shkruan KOHA.

Ata po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Protestë u zhvillua edhe një ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.