
Ermal Panduri, moderator dhe autor i emisionit “Debat Plus”, ka ironizuar me Çlirim Hazirin, organizator i protestave për miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, i cili u kthye në Kuvend me kërkesë të PDK-së.
Panduri ka pyetur në mënyrë retorike dhe satirike nëse e kanë pa Hazirin të protestojë para PDK-së.
“Pak jashte temes! A mos e keni pa Çlirim Hazirin tu protestu para PDK-se?” – ka shkruar Panduri në Facebook, transmeton Gazeta Politika.



