
Letra e Arlinda Zekajt për gjyqtarin Kastrati, Osmani: Aktakuzë e rëndë ndaj sistemit që s’arriti të dëgjonte me kohë
Vjosa Osmani, ish-presidente e Kosovës dhe tash deputete e LDK-së, ka reaguar pas publikimit të letrës së Arlinda Zekajt drejtuar gjyqtarit Migjen Kastrati.
Osmani ka vlerësuar se kjo është një aktakuzë e rëndë për një sistem që nuk arriti ta dëgjonte Zekajn me kohë.
Postimi i plotë:
“Për ju është rutinë, për mua është jetë…”
Kjo fjali, e shkruar nga Arlinda Zekaj në kërkim të ndihmës, është një aktakuzë e rëndë ndaj një sistemi që kishte detyrimin ta mbronte, por nuk arriti ta dëgjonte në kohë.
Një grua e një nënë nuk duhet të ketë nevojë të lutet për të drejtën për të jetuar. Nuk duhet të ketë nevojë të përgjërohet që fëmijët e saj të jenë të sigurt. Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të ketë frikë se institucionet do të vonohen deri atëherë kur të jetë tepër vonë.
Tepër vonë është edhe sistemi gjyqësor, i cili deri tani ka ndërmarrë ZERO masa ndaj gjyqtarëve që treguan neglizhencë.



