
Ish-shefja e grupit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, ka publikuar një fotografi nga një mbledhje e Degës së LDK-së në Prizren, të realizuar gjatë viteve ’90.
Tahiri ka njoftuar se është duke i shkruar memoaret e saj, ndërsa u ka kërkuar veprimtarëve të LDK-së në Kosovë dhe diasporë që t’i dërgojnë fotografi nga aktivitetet e përbashkëta.
“Kjo foto është nga mbledhja e Degës së LDK-së në Prizren, në vitet ’90. Njëherësh, i lus veprimtarët e LDK-së në Kosovë dhe diasporë të më dërgojnë fotografi nga aktivitetet e përbashkëta, duke qenë se jam duke i shkruar memoaret e mia”, ka shkruar Tahiri.




