
Bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij, koalicioni qeverisës është përcaktuar për vazhdimin e punës dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët.
“Nuk ka zgjedhje të parakohshme. Koalicioni qeverisës ka vendosur për zgjidhje dhe punë”, ka deklaruar Mexhiti.



