Grupi për Apelin në Hagë, Konjufca: Takimi tjetër të shtunën, punimet janë konfidenciale

Glauk Konjufca, zv.kryeministër i Kosovës dhe ministër i MPDJ, ka folur rreth Grupit Punues për gjykimin në Apel të ish-krerëve të UÇK.

Ai ka vlerësuar se në këtë grup janë të përfshira të gjitha institucionet.

Tutje, Konjufca ka paralajmëruar se takimi i radhës do të mbahet të shtunën.

“Mbledhjen e ardhshme e kemi pasnesër dhe çka pritet të bëhet pasnesër, e kjo do të jetë një mbledhje më e gjatë, do të jetë si një farë mbledhje disaorëshe, e cila do të na e merr për ditën. Gjatë gjithë ditës do të punojmë që të gjitha dokumentet që i kemi prej gjithë këtyre instancave, sepse secila prej këtyre e ka prodhuar një lloj dokumenti, do t’i sintetizojmë, do t’i sintetizojmë në mbledhjen e ardhshme. Pastaj grupi punues, të cilin ne tashmë e kemi themeluar, vazhdon punën prej gjithë këtyre dokumenteve me sintetizu, me dalë një strategji gjithëpërfshirëse për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, e cila pastaj obligohet që ta implementojnë atë” – ka thënë Konjufca.

”…veprimtaria e këtij grupi do të jetë koxha konfidenciale në mënyrën qysh i zhvillon punimet ky grup” – ka theksuar Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.