
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në Paris rreth Gjykatës Speciale, e cila dy muaj më parë dënoi ish-krerët e UÇK.
Gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes, Kurti vlerësoi se kur nuk je i kënaqur, duhet bërë gjithë puna e duhur për Apelin.
“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare. Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, ka thënë Kurti



