Pas 35 vitesh pritje, Qeveria i jep dritën e gjelbër provimit të jurisprudencës në shqip

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka dhënë dritën e gjelbër ligjit që mundëson dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Lajmin e kanë bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti.

Sali ka thënë se bëhet fjalë për një të drejtë të pritur prej dekadash.

“Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po bëhet realitet! Sot, në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjit iu dha drita e gjelbër. Pas 35 vitesh pritje, një e drejtë e merituar po bëhet realitet. E premtuam, punuam dhe po e realizojmë!”, ka shkruar ai.

Edhe Mexhiti e ka cilësuar zhvillimin si historik për studentët shqiptarë dhe si hap të rëndësishëm për barazinë dhe dinjitetin e gjuhës shqipe.

“Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip! Një ditë historike për studentët shqiptarë dhe një hap i rëndësishëm për barazinë dhe dinjitetin e gjuhës shqipe. Fjalët marrin vlerë kur pas tyre qëndrojnë vepra. Sot kemi një arsye më shumë për të festuar! Studentë të dashur, ta gëzoni këtë të drejtë! Gëzuar Festat e Nëntorit”, ka shkruar Mexhiti.

Vendimi vjen pas kërkesave të studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe. Sipas njoftimit të Saliut, ligji synon ta mundësojë ushtrimin e kësaj të drejte pas 35 vitesh pritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.