
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, gjatë vizitës në Paris.
Çifti është parë së bashku në kryeqytetin francez, i cili njihet gjerësisht edhe si “qyteti i dashurisë”.
Kurti po qëndron në Francë për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Gjatë kësaj vizite, kryeministri pritet të zhvillojë takime me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.



