
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e Fidan Kamishollit, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Postimi i plotë:
KËRKESË PËR BASHKËPUNIM
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin e personit Fidan Kamisholli.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë lokalizimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes
emailit: info@kosovopolice.com.




