Krasniqi: “Nuk kuptojmë çka mutin po na kërcënojnë kaq egërsisht për ligjin për Gjykatën Speciale”

Publicisti Milazim Krasniqi ka kritikuar Bashkimin Evropian për reagimet lidhur me mundësinë e votimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se BE-ja po ushtron më shumë presion ndaj Kosovës sesa ndaj Serbisë.

Në një postim, Krasniqi pretendoi se BE-ja ka fuqi “vetëm sa për ta mbajtur Kosovën të bllokuar dhe për të financuar dënimin e UÇK-së”. Ai u ndal edhe te deklarata e Vlladimir Medinskit, kryenegociatorit rus në bisedimet në Abu Dabi, i cili ka thënë se nuk e kupton statusin e palëve dhe se nuk e di për çfarë mund të arrijnë marrëveshje.

“Edhe ne nuk kuptojmë çka po na kërcënojnë kaq egërsisht për ligjin për Gjykatën Speciale. Bile më shumë sesa vetë Serbia!”, shkroi Krasniqi.

Postimi i tij i plotë:

Bashkimi Evropian ka fuqi vetëm sa për ta mbajtur Kosovën të bllokuar dhe për të financuar dënimin e UÇK-së. Në tavolinë serioze të negociatave nuk e lënë fare. Vlladimir Medinski, kryenegociatori rus në Abu Dabi ka deklaruar: “Nuk e kuptoj çfarë statusi kanë. Nuk e kuptojmë rreth çkafit do të mund të mirreshim vesh me ta.” As ne nuk kuptojmë çka mutin po na kërcënojnë kaq egërsisht për ligjin për Gjykatën Speciale. Bile më shumë se sa vetë Serbia!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.