Melodia nacionaliste në Bruksel, Çitaku: Skandal dhe provokim i hapur

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se interpretimin e melodisë së këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian është skandal dhe provokim i hapur.

Ajo ka thënë se mes injorancës dhe qëllimit shpresojnë të ketë qenë e para, por se asnjëra sipas saj nuk e përjashtojnë përgjegjësinë institucionale. 

“Kosovën e lënë jashtë, provokimit i japin skenë! Në një forum për të ardhmen evropiane të rajonit, interpretimi i një melodie nacionaliste serbe që ushqen pretendime ndaj Kosovës është skandal dhe provokim i hapur. Mes injorancës dhe qëllimit, shpresojmë të ketë qenë e para. Por asnjëra nuk e përjashton përgjegjësinë institucionale”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo ka thënë se keqardhja e komisioneres për zgjerim Marta Kos është e nevojshme, por se nuk mjafton. 

“Komisioni Evropian nuk mund t’ua bartë përgjegjësinë vetëm muzikantëve. Kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje. Pajtimi fillon me respektin për kujtesën dhe dinjitetin e secilit popull. Përkushtimi ynë ndaj BE-së mbetet i palëkundur. Pikërisht për këtë, kërkojmë përgjegjësi në emër të vlerave evropiane”, ka shkruar Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.