
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Përmes një reagimi në platformën X, Kandiq e ka cilësuar ngjarjen si të turpshme, duke ngritur pikëpyetje nëse ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia, të pranishëm në forum, ka reaguar ndaj interpretimit të këngës apo ka kërkuar ndërprerjen e saj.
“E turpshme! Kënga nacionaliste ‘Oj Kosovo, Kosovo’ në Forumin e BE-së për Zgjerimin. A reagoi ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia që ishin të pranishëm? A kërkoi dikush që të ndërpritej interpretimi i këngës?”, ka shkruar Kandiq, transmeton Expresss.



