Thaçi dhe tre të tjerë dënohen për pengim të drejtësisë, Isni Kilaj shpallet i pafajshëm

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shqiptuar gjithsej 41 muaj burgim efektiv dhe një muaj burgim me kusht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-shefit të AKI-së Bashkim Smakaj, ish-ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliut.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtari Christopher Gosnell, Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim, ndërsa Smakaj dhe Fazliu me nga 12 muaj burgim.

Kuçit i është shqiptuar dënim prej një muaji burgim me kusht.

Ndërkaq, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është shpallur i pafajshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.