
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shqiptuar gjithsej 41 muaj burgim efektiv dhe një muaj burgim me kusht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-shefit të AKI-së Bashkim Smakaj, ish-ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliut.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtari Christopher Gosnell, Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim, ndërsa Smakaj dhe Fazliu me nga 12 muaj burgim.
Kuçit i është shqiptuar dënim prej një muaji burgim me kusht.
Ndërkaq, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është shpallur i pafajshëm.



