Sadiku kritikon Qeverinë Kurti: GTA 6 miliardë euro shitje, asnjë projekt për industrinë e lojërave në buxhet

Ermal Sadiku, deputet i LDK-së, ka komentuar të hyrat e fituara pas lansimit të lojës GTA 6, që ishte sensacioni i ditëve të fundit.

Sadiku ka vlerësuar se GTA fitoi 6 miliardë euro shitje brenda 24 orëve.

Tutje, Sadiku ka kritikuar Qeverinë e Kosvoës për mospërfshirjen e asnjë projekti për industrinë e lojërave në projekt-buxhetin e vitit 2027.

Postimi i plotë:

GTA 6. Miliarda dollarë shitje brenda 24 orëve!

Industria e lojërave kompjuterike sot është ekonomi miliardëshe. Programim, inteligjencë artificiale, dizajn, inovacion dhe mijëra vende pune.

E në Kosovë?

Në projektbuxhetin e vitit 2027, asnjë projekt konkret për industrinë e lojërave apo eSports. ZERO!

Bota po krijon industri të reja. Na ende nuk po ua krijojmë kushtet të rinjve tanë me marrë pjesë në to.

Kemi talent. Kemi programerë. Kemi kreativitet.

Por pa investime e pa strategji, do të vazhdojmë me qenë konsumatorë të teknologjisë që e krijojnë të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.