
Ilir Kërçeli, deputet i VV-së, ka replikuar me Hykmete Bajramit, deputete e LDK-së, e cila gjatë debatit mbi gjetjet e Raportit të Progresit të BE-së për vitin 2026.
Ai ka vlerësuar se në kohën kur Bajrami ishte ministre, Raporti i Progresit theksonte “përhapje të korrupsionit”.
Tutje , Kërçeli ka përmendur vendimin e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, aktualisht deputet i LDK-së, për shuarjen e task-forcës për luftimin e korrupsionit.
“Kjo deputete ka qenë ministre kur kryeministri nga subjekti i juaj e ka shuar taskforcën kundër korrupsionit…foli për korrupsionin. Në vitin 2019, kur ju keni qenë ministre, kur ka qenë kryeministri nga subjekti i juaj, në raport a e di cka shkruhej: përhapje e korrupsionit. Ngajke korrupsioni kur ju kanë ju” – tha Kërçeli.



