Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Prixin e Zagrebit

Xhudistja kosovare triumfon me Ippon kundër hungarezes Reka Pupp në finale.

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Prixin që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

banner

Në finalen e kategorisë së saj, Krasniqi tregoi performancë të shkëlqyer duke mposhtur hungarezen Reka Pupp me një Ippon të bukur, duke vulosur kështu triumfin e radhës në arenën ndërkombëtare të xhudos.

Ky sukses i radhitet fitoreve të saj të shumta që e kanë bërë një prej sportisteve më të suksesshme të Kosovës në sportin e xhudos.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.