Nesër fillon numërimi i fletëvotimeve të diasporës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ njofton se më shumë se 12 mijë pako janë verifikuar, ndërsa numërimi nis në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga ora 10:00.

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të nisë nesër, të shtunën, nga ora 10:00, numërimin e fletëvotimeve të diasporës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë në 18 komuna, njoftoi Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

banner

“Ju njoftoj se të shtunën (15 nëntor 2025, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave”, tha Elezi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në pasditen e së premtes janë vlerësuar dhe verifikuar më shumë se 12,000 pako të supozuara me fletëvotime, nga të cilat janë aprovuar rreth 8,930, ndërsa 3,080 janë refuzuar, kryesisht për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit, një dokument i detyrueshëm për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

Elezi po ashtu bëri të ditur se më 11 dhe 12 nëntor janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të botës 13,084 pako me fletëvotime, ndërkohë që numri i votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës në 18 komunat e raundit të dytë ishte 29,725.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.