Fatmir Saphiu: Numri i shqiptarëve në botë është shumë i madh

Aktori dhe komentuesi shprehet për aktivitetet masive të shqiptarëve në diasporë dhe Kosovë.

Aktori Fatmir Saphiu ka reaguar me humor dhe ironi lidhur me statistikat për shqiptarët në botë. Ai ka theksuar se numri i tyre është “i pasaktë”, duke iu referuar pjesëmarrjes masive të komunitetit shqiptar në aktivitete të ndryshme në mbarë botën.

banner

“Dje lujtem në Slloveni – full. Sot protestë në Strasburg në përkrahje të krerëve të UÇK – full. Sonte lujtem në Tiranë – full. Futbollistët në 18 kombëtare – full! Disa aktivitete kulturore në Kosovë dhe diasporë, pikërisht në të njëjtat orare – full. Plus nëpër shtëpi rrinë do-do,” shkruan Saphiu.

Ai shton me ironi se, edhe kur dikush shkon në Turqi apo poston një story në Amerikë, reagimet dhe vëmendja janë masive, duke sugjeruar se dikush po i numëron shqiptarët gabim.

“Dikush po na numeron gabim! Ose asi numerimi 10, xhandar, qike, mbret, pike, ose sdi sdi…” përfundon aktori.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.