
Arbërie Nagavci, ministre në detyrë e Ministrisë së Arsimit, ka njoftuar se sot ka qëndruar në Shushicë të Graçanicës, ku ka vizituar familjen serbe, fëmija i sëcilës është përjashtuar nga shkolla për shkak, sic pretendon nëna e tij, se Qeveria e Kosovës ia ndërtoi shtëpinë.
Në shkrimin e saj, Nagavci ka treguar se fëmija sot është rikthyer në procesin mësimor, transmeton Gazeta Politika.
Tutje, Nagavci ka theksuar se shteti i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj garantimit të qasjes së barabartë në arsim për të gjithë fëmijët.
“Bashkë me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, vizituam sot familjen e nxënësit Gj.T., pas raportimeve për mohimin e të drejtës së shkollimit të tij. Nëna e nxënësit, Ana Trajkoviq, na informoi se fëmija ishte përballur me trajtim të papërshtatshëm nga shkolla, për shkak se familjes së tij i ishte ndërtuar shtëpi nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Sipas saj, djali ishte trajtuar në mënyrë të papranueshme nga drejtori dhe stafi i shkollës, dhe bashkëmoshatarët kishin refuzuar të shoqëroheshin me të” – ka shkruar Nagavci, ndër të tjera.
Sjellim ndërmend që të premten Gazeta Politika ka raportuar për këtë diskriminim të fëmijës serb, të cilën e rrëfeu nëna e tij.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme:



