
Jeton Zulfaj, kryenegociatori i Kosovës me BE-në dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, ka raportuar në Komisionin për Integrim në Kuvend.
Ai ka folur rreth zbatimit të hapave në kuadër të Planit të Rritjes së BE.
Nga 13 hapa në periudhën shtesë, deri në qershor 2026, zbatuam shtatë dhe gjashtë jo. Llogaritet mbi 40 milionë euro, ose më saktë 43.8 milionë euro, të cilat kanë humbur në afatin e qershorit”, tha ai, të cilin deklarim të plotë mund ta ndiqni këtu.



