Pak para Konventës së PDK-së, reagon Lladrovci: Inati e prish kalin

Pak ditë para konventës së PDK-së, kryetari i ri i Drenasit kritikon funksionimin e ish-partisë së tij, ndërsa sonte pritet zgjedhja e Bedri Hamzës.

Pak para konventës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku do të zgjidhet kryetari i ri, Ramiz Lladrovci ka reaguar duke ironizuar me ish-partinë e tij.

banner

Kryetari i ri i Drenasit, i cili rifitoi këtë komunë pas largimit nga PDK, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me funksionimin e ish-partisë së tij.

Inati e prish kalin! Një gjë duhet ta kenë të qartë ata që merren me sportin e rëndë: politika ka moral, parime dhe konsekuenca. Mat mirë, prej mirë, qep mirë dhe kostumi del i mirë!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Dorëheqja e Memli Krasniqit erdhi pas humbjes së dy komunave nga PDK-ja, Drenasit dhe Mitrovicës së Jugut.

Ndërkohë, sonte pritet të zgjidhet kryetar komune Bedri Hamza, ish-kryetar i Mitrovicës së Jugut.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.