
Kryetari i Skenderajt shpreh qëndrimin pak para konventës së partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Pak para nisjes së konventës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është kundër kthimit të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në partinë e tij të mëparshme.
Ai për Klan Kosova ka thënë:
“Jam gjithmonë kundër që Lladrovci të kthehet në PDK”, duke bërë të qartë qëndrimin e tij lidhur me rikthimin e mundshëm të Lladrovcit në politikën e nivelit qendror të partisë.
Konventa e PDK-së pritet të zgjedhë kryetarin e ri të partisë, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit dhe humbjes së disa komunave nga partia.



